Gërvalla, Aliu e Haxhiu bashkë me Kurtin te Mickoski në Shkup, pas takimit dy kryeministrat flasin për mediat

10:26 | 05 Gusht 2024
gervalla,-aliu-e-haxhiu-bashke-me-kurtin-te-mickoski-ne-shkup,-pas-takimit-dy-kryeministrat-flasin-per-mediat

ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup me ministret Donika Gërvalla e Albulena Haxhiu dhe ministrin Liburn Aliu.

Kurti do të takohet me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral dhe pas takimit të dy do të deklarohen për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Atje, ai do të pritet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral. Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri Mickoski do të deklarohen për media. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik 2024.”

Kjo vizitë e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.

Komento: