Pas Noizyt, Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Stresin – kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

21:03 | 06 Gusht 2024
pas-noizyt,-policia-e-kosoves-shpall-ne-kerkim-edhe-stresin-–-kerkon-ndihme-nga-qytetaret-per-arrestimin-e-tij

Pas reperit Noizy, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin tjetër nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Ai dyshohet për veprën “Ndihma” kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, lidhur me rrahjen që ndodhi javën e kaluar në një diskotekë në Pejë.

Policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që janë në dijeni për vendndodhjen e 37-vjeçarit, që të lajmërohen në stacionin më të afërt.

Komento: