Faton Hajrizi varroset në Klinë të Ulët të Skënderajt

15:36 | 11 Gusht 2024
faton-hajrizi-varroset-ne-kline-te-ulet-te-skenderajt

Faton Hajrizi është varrosur në Klinë të Ulët të Skënderajt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Qytetarë të shumtë, të veshur me bluza me fotografinë e tij e mbishkrime tjera, ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hajrizit.

Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, ndërsa të premtën e 9 gushtit, nëna e tij konfirmoi identitetin e të birit pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Faton Hajrizi ishte vrarë më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë nga autoritetet atje, pasi dyshohet se e kishte vrarë një polic serb, dhe e kishte plagosur një tjetër.

Hajrizi fillimisht ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës, ku po vuante dënimin për disa vepra penale.

Ai ishte burgosur qysh në moshën 16-vjeçare, pasi e kishte qëlluar për vdekje një ushtar rus të KFOR-it./Reporteri.net/

Komento: