Hamza në SHBA viziton ekspozitën e madhe të artistit nga Drenica: Krenohemi me suksesin e tij

20:11 | 11 Gusht 2024
hamza-ne-shba-viziton-ekspoziten-e-madhe-te-artistit-nga-drenica:-krenohemi-me-suksesin-e-tij

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Muzeun Metropolitan, aty ku artisti Kosovar Petrit Halilaj ka ekspozitë të madhe personale me titull shqip “Abetare”, inspiruar nga vizatimet në bankat e shkollave në Kosovë e Ballkan.

“Jemi krenarë me suksesin e tij, sikurse edhe të artistëve e sportistëve që po e vendosin emrin e Kosovës në galeri, arena sportive dhe ballina të gazetave më të njohura”, shkruan Hamza.

Komento: