Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke vlerësuar lart të rinjtë e Kosovës

09:33 | 12 Gusht 2024
osmani-uron-diten-nderkombetare-te-rinise-duke-vleresuar-lart-te-rinjte-e-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke vlerësuar lart të rinjtë e Kosovës.

Ajo ka shpërndarë një video në rrjete sociale, poshtë së cilës ka shkruar: “Rinia – potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashterrshme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë”.

Më poshtë mund ta shihni videon:

Komento: