Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i VV’së, Gramos Agusholli i cili tha se fjalë të tilla nuk i shkojnë një komandanti të luftës.
Madje sipas tij, këto fjalë janë më shumë pjesë e lojërave politike dhe bëhen për fushatë elektorale.
“Fillimisht është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm me deklaratat e tilla, sepse nuk i shërbejnë interesave të vendit dhe nuk janë të denja për një komandant të luftës. Unë nuk besoj se ka njerëz që me të vërtetë besojnë në sinqeritetin e këtyre deklaratave. Përkundrazi, dua të mendoj se këto fjalë janë më shumë pjesë e lojërave politike dhe elektorale sesa të menduara e të faktuara”, tha Agusholli.
“Nëse largimi i strukturave paralele, vendosja e ligjit, shkatërrimi i laboratorëve të drogës, heqja e dinarit ndërrimi i tabelave të automjeteve dhe hapja e Urës së Ibrit për qarkullim është financim nga Serbia, ndërsa bashkëpunimi me ish-strukturat kriminale, përkrahja e Listës Serbe dhe lejimi i krimit të organizuar na qenka luftë për shtrirje sovraniteti atëhere them që ‘paguhemi’ nga Serbia”, shtoi tutje Agusholli për GazetaBlic.