Shuhen 36 vatra zjarri në Shqipëri, 11 mbeten aktive

12:41 | 12 August 2024
shuhen-36-vatra-zjarri-ne-shqiperi,-11-mbeten-aktive

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 47 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 36 prej tyre, ndërsa 11 vatra vijojnë të mbeten aktive.

Në raportimin mbi situatën e zjarreve në vend, kjo ministri bëri të ditur se, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë, strukturat vendore kanë punuar pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit. Zjarri vazhdon aktiv, për shkak të terrenit të vështirë, shkruan ATSH, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ministri njoftoi gjithashtu se nën bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura Shqiptare kanë përforcuar përpjekjet e ekipeve të pushtetit vendor, dhe kanë izoluar vatra të rrezikshme në terrene të vështira.

Komento: