Tensione në ndeshjen e Milan – Bologna, Bakayoko tërbon Gattuson: Ik…

21:31 | 06 Maj 2019

Një përplasje ka ndodhur mes Bakayoko dhe Gattusos.

Sikur të mos mjaftonte vonesa në stërvitjen në mesjavë dhe gjesti me fanellën e Acerbit, mesfushori i Milanit, Bakayoko, ka bërë edhe një tjetër gabim sonte ndaj Bolognas.

Sipas asaj që shkruan “Sky” por edhe shumë portale të tjera italiane, pas dëmtimit të Lucas Biglia, që e nisi titullar, Gattuso ka thërritur Bakayokon të futet në fushë, por ky i fundit ende nuk kishte nisur nxehjen teksa ishte lajmëruar prej të paktën 3-4 minutash… Madje, shton edhe një “fuck off man!”, drejtuar trajnerit kuqezi.

Pra, “ik q… burrë!”, transmeton telesport.

Gattuso nuk ka pritur dhe menjëherë ka thërritur Jose Maurin, duke e hedhur në fushë në vend të argjentinasit. Me këtë, Bakayoko thuajse ka djegur shanset për t’u blerë.

Komento: