Bajqinovci i reagon Abdixhikut, ia përmend qentë endacak e kaosin në trafikun e kryeqytetit

12:15 | 13 Gusht 2024
bajqinovci-i-reagon-abdixhikut,-ia-permend-qente-endacak-e-kaosin-ne-trafikun-e-kryeqytetit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së Lumir Abdixhikut në lidhje me sukseset e LDK-së në Prishtinë.

Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka listuar disa nga “dështimet” sipas tij të LDK-së në kryeqytet.

Ai ka përmendur qentë endacak, papastërtinë dhe mbeturinat, kaosin në trafik dhe 50 milion eurot që sipas tij i teprojnë çdo vit kryeqytetit.

Postimi i tij i plotë:
Lumiri thotë se ne po renovojmë në kryeqytet.

Nën qeverisjen e LDK-së, sot në Prishtinë fëmijët nuk guxojnë të shkojnë në shkolla fillore pa prindër sepse qentë endacak i sulmojnë. Mbi 600 sulme të qenve endacakë kanë ndodhur në kryeqytet në 6 muajt e fundit.

Kur më shumë papastërti nuk ka pasur Prishtina – mbeturinat e kanë mbuluar kryeqytetin.

Bllokimi i rrugëve ka shkaktuar kaos në trafik.
Skandalet dhe keqpërdorimet i shohim çdo ditë në media për komunën e Prishtinës.

Mos te harrojmë “arkitektin e qytetit”

Dhe për fund, çdo vit në Prishtinë, LDK-së i teprojnë mbi 50 milionë euro.

Ky është “renovimi” i LDK-së.

Komento: