Rama njofton për vendosjen e sensorëve në parkingje në disa rrugë të kryeqytetit, tregon përparësitë

14:51 | 13 Gusht 2024
rama-njofton-per-vendosjen-e-sensoreve-ne-parkingje-ne-disa-rruge-te-kryeqytetit,-tregon-perparesite

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar vendosja e sensorëve në parkingjet në disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas Ramës, kështu do të ofrohet pamje në kohë reale e numrit të hapësirave të vendparkingjeve, qasje më e lehtë për qytetarët në gjetjen e vendparkingjeve dhe menaxhim më i avancuar dhe efikas.

“Ky transformim do të krijojë mundësi për zgjerim dhe inovacion të vazhdueshëm, duke kontribuar në krijimin e një Prishtine të mençur dhe më të sigurt”, ka shkruar Rama.

Komento: