
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka vlerësuar se data e propozuar nga shumica e partive do duhej të jetë e përzgjedhur nga presidentja Vjosa Osmani.
Ajo tha për Front Online se VV po propozon datë fiktive nga mediat e jo në takime.
“Me shumicë ish dashur të vendoset me atë datën që përafërsisht është caktuar nga opozita si data të mundshme. VV s’ka qenë fare në takim se Kurti, e ka bojkotuar presidenten edhe pse ka qenë në Kosovë. Presidentes i takon që ta caktojnë brenda afateve kohore dhe afateve Kushtetuese”, shprehet Kadriaj.
Deputetja Kadrijaj e ka theksuar se AAK është e gatshme për zgjedhje për çfarëdo date të caktuar.
“AAK është e gatshme kurdo që do të mbahen zgjedhjet cilado qoftë data tashmë e ka dhënë datën AAK më 26 janar”, deklaron Kadrijaj.
Nga zyra e presidentes Osmani nuk kanë kthyer përgjigje për Front Online se kur do ta caktojnë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ashtu siç po kërkon opozita (26 janarin), apo një datë tjetër. /FrontOnline/