Grenell ‘godet’ evropianët: A është vlerë perëndimore që Hashim Thaçi po mbahet që 4 vjet në burg?

15:02 | 14 Gusht 2024
grenell-‘godet’-evropianet:-a-eshte-vlere-perendimore-qe-hashim-thaci-po-mbahet-qe-4-vjet-ne-burg?

Ish-emisari i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka kritikuar evropianët se po përzihen në zgjedhjet në SHBA.

Ai ka pyetur nëse është vlerë perëndimore që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mbahet në burg tash e 4 vjet.

“Në vend që të ndërhyni në zgjedhjet në SHBA dhe të përpiqeni të krijoni një internet të ri dhe të censuruar për evropianët, pse nuk përqendroheni në rregullimin e gjykatave ndërkombëtare të vendosura në Evropë? A duhet të jetë @HashimThaciRKS ende në burg 4 vjet më vonë pa gjyq? Kjo nuk është një vlerë perëndimore”, ka shkruar Grenell.

Komento: