Aksident mes tri veturave në Mitrovicë, njëri prej shoferëve i lënduar

16:45 | 14 Gusht 2024
aksident-mes-tri-veturave-ne-mitrovice,-njeri-prej-shofereve-i-lenduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes tri vetura në rrugën “Mbretëresha Teutë”  në Mitrovicë të Jugut.

Këtë për Klankosova.tv e bëri Fexhrije Pllana, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Ajo ka shtuar se i lënduar është njëri prej shoferëve dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, i cili pas trajtimit është liruar.

Pllana ka shtuar se rasti është duke u trajtuar si aksident trafiku me lëndime.

Komento: