Në festën e Zojës së Madhe në Viti sot merr pjesë edhe Osmani

07:57 | 15 Gusht 2024
ne-festen-e-zojes-se-madhe-ne-viti-sot-merr-pjese-edhe-osmani

Duke filluar nga ora 11:30, sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë.

Paraprakisht, e para e shtetit do të zhvillojë takim me kryetarin e komunës Sokol Haliti, me ftesën e të cilit ajo merr pjesë në këtë manifestim, njoftojnë nga presidenca.

Takimi do të mbahet në zyrën e kryetarit Haliti, në orën 10:00.

Komento: