Milan 2:1 Bologna, publikohen notat e lojtarëve.
Skuadra e Milanos ka fituar dramën me Bologna, në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.
Me një fitore prej 2:1 ndaj Bologna, skuadra ’Rosoneri’ ka mbajtur gjallë shpresat për një vend në top katërshen e Serie A.
Ndeshja ishte shumë dinamike dhe e ashpër, duke treguar 3 kartona të kuq, 2 për Bologna dhe një për Milanon, shkruan lajmi.
Golat në këtë takim u realizuan nga Suso dhe Borini për Milan dhe Destro për Bologna.
Më poshtë ju përcjellim notat e lojtarëve për këtë takim, sipas ‘SofaScore’.