Rrokulliset një veturë në fshatin Llukarë, lëndohet shoferi

17:38 | 15 Gusht 2024
rrokulliset-nje-veture-ne-fshatin-llukare,-lendohet-shoferi

Një veturë është rrokullisur sot në fshatin Llukarë të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur shoferi i veturës.

Kjo u konfirmuar për Front Online nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastet po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Komento: