Pas fitores flet Gattuso, zbulon pse u përplas më Bakayokon: E prita…

23:33 | 06 Maj 2019

Gattuso sqaron përplasjen.

Gennaro Gattuso ka folur pas fitores së Milan ndaj Bolognas.

“Këto janë pikë të rëndësishme, teksa ishim në vend të gjashtë përpara ndeshjes, tani jemi në luftë për një vend në Champions League.

Nuk ishim në formë të mirë dhe e dinim se duhet të punonim shumë, dhe atë bëmë.

Lojtarët ishin të zemëruar sepse i mbajta larg familjeve për pesë ditë, kështu që u thashë ta shndërronin zemërimin në energji pozitive në fushën e lojës.

Ishim pak të parashikueshëm, por të gjithë e dinë që ky është një moment i vështirë dhe gjëja më e mirë është të luajmë thjeshtë për të shmangur gabimet e kushtueshme.

Bakayoko? I thashë të bëhet gati dhe ai u vonua, kështu që thirra Jose Mauri-n. Më duhet të tregohem i sinqertë, prita 7-8 minuta dhe ai nuk kishte veshur akoma palestrinat, transmeton telesport.

Lojtarët mund të më thonë çfarë të duan drejt meje, por gjëja më e rëndësishme është të kenë respekt për njëri-tjetrin.

Me të do të sqarohem në dhomën e zhveshjes, në gjuhën time, diçka që nuk e bëj dot në televizor.

Komento: