E ngacmoi dhe kanosi një grua, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

09:17 | 16 Gusht 2024
e-ngacmoi-dhe-kanosi-nje-grua,-arrestohet-i-dyshuari-ne-prishtine

Një grua ka njoftuar policinë në Prishtinë se në vazhdimësi është duke u kanosur dhe ngacmuar nga një burrë.

Sipas raportit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur dhe ngacmuar atë. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Komento: