Mbi 2 orë pritje e kolona 1300 metra, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

09:52 | 16 Gusht 2024
mbi-2-ore-pritje-e-kolona-1300-metra,-gjendja-neper-pikekalimet-kufitare

Deri në 2 orë e 20 minuta po u bie mërgimtarëve të presin në pikëkalimin kufitar në Merdare për të dalë nga Kosova.

Kolona në këtë pikë është 1 mijë e 300 metra, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritje ka edhe në Jarinje, deri në 40 minuta, e kolonë 700 metra. Edhe në Muçibabë ka pritje, deri në një orë.

Në pikat tjera, 3-5 minuta.

Komento: