
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë të zgjedhjeve të përgjithshme, raporton Front Online.
Pas kësaj ka reaguar i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se shtyreja e zgjedhjeve parlamentare me 9 shkurt është e panevojshme, por siç thotë ai, kjo ka pak rëndësi, pasi sipas tij, kjo datë do të shënoj ikjen e e një qeverie të papergjegjshme si dhe ardhjen e një qeverie të re, duke ju referuar ardhjës së Bedri Hamzës.
“Edhe pse si PDK kishim kërkuar që data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të jetë 26 janari i vitit rë ardhshëm, sot Presidentja e Kosovës ka dekretuar 9 shkurtin 2025 si datë kur qytetarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit”.
“Për ne kjo shtyrje është e panevojshme, por tashmë kjo ka pak rëndësi. Mbi të gjitha, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën”, ka shkruar Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka thënë se me PDK-në dhe Bedri Hamzën në krye, Kosova do të rikthehet në rrugën e duhur.
“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, ka shkruar tutje Krasniqi./Front Online/