Deri në 5 orë pritjet për të dalë nga Kosova

07:48 | 17 Gusht 2024
deri-ne-5-ore-pritjet-per-te-dale-nga-kosova

Ende po vazhdojnë pritjet e gjata kufitare në dalje të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë po pritet deri në pesë orë, ndërsa kolona vijon të jetë 2500 metra

Pika tjera të ngarkuara shihet të jenë ajo e Muçibabës, ku po pritet deri në dy orë e gjysmë, te Dheu i Bardhë mbi një orë, dhe në Mutivodë deri në një orë.

Komento: