Një orë e gjysmë pritjet në Jarinje

18:19 | 17 Gusht 2024
nje-ore-e-gjysme-pritjet-ne-jarinje
  1. Kush ia mësynë të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje, për momentin duhet të presë deri në një orë e gjysmë.

Kjo u bë e ditur në përditësimin e fundit në ora 17:02, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Aty tutje thuhet se për të dalë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, pritet deri në 50 minuta, ndërsa nga ajo në Muçibabë 45 minuta.

Në Merdarë pritjet për dalje shkojnë deri në 20 minuta, ndërsa në Bërnjak 15 minuta.

Komento: