Liverpool dhe Barcelona do të luajnë sonte ndeshjen kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është rikthehet për herë të parë pas 5 vitesh në stadiumin Anfield.
Uruguajani nëpërmjet rrjeteve sociale ka shprehur kënaqësinë e tij dhe ka falënderuar tifozët për dashurinë dhe mbështetjen.
“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehem në këtë vend që më ka ofruar shumë dashuri. Gjithmonë do të jem falënderues për këtë. I gatshëm të bëj punën time dhe të arrijë ëndrrat”, shkruan Suarez.
Suarez kishte luajtur disa vite të Liverpool duke qenë ndër sulmuesit me të mirë të ekipit.