Derisa pronarët ishin në aheng, hajnat hyjnë në katër shtëpi në Skenderaj dhe vjedhin ari e para

11:56 | 19 Gusht 2024
derisa-pronaret-ishin-ne-aheng,-hajnat-hyjne-ne-kater-shtepi-ne-skenderaj-dhe-vjedhin-ari-e-para

Katër persona në Skenderaj kanë njoftuar se derisa ishin në një aheng, dikush ka hyrë në shtëpitë e tyre dhe kryejnë vjedhje.

Policia ka treguar se cka kanë vjedhur ata.

“VJEDHJE E RËNDË- Skenderaj / 17.08.2024 – 02:50. Katër (4) viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.”

Komento: