Moti me diell dhe vranësira, priten edhe riga shiu të përcjellura me rrufe

07:53 | 20 Gusht 2024
moti-me-diell-dhe-vranesira,-priten-edhe-riga-shiu-te-percjellura-me-rrufe

Moti sot pritet të mbajë me diell dhe vranësira, parashihen edhe riga shiu të përcjellura me rrufe.

“Në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Komento: