Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

16:11 | 22 Gusht 2024
policia-kerkon-ndihme-per-kapjen-e-ketij-personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Arsim Rashitin, I dyshuar për veprën penale “Lëndim I lehtë trupor”.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.  I dyshuari Arsim (Rasim)Rashiti kërkohet për përfshirje veprën Lëndim i lehtë Trupor”, thuhet në njoftim.

Komento: