Abdixhiku priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë: Mirënjohje e thellë për kontributin e tij

17:03 | 26 Gusht 2024
abdixhiku-priti-ne-takim-lamtumires-shefin-e-misionit-te-osbe-se-ne-kosove:-mirenjohje-e-thelle-per-kontributin-e-tij

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas njoftimit nga LDK, gjatë këtij takimi,  Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e z. Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës, transmeton Front Online.

Abdixhiku ka vlersuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së, si dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.

Kryetari Abdixhiku i uroi z. Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij”, thuhet tutje në njoftim./Front Online/

Komento: