Osmani takon homologun çek, flasin për forcimin e partneritetit midis dy shteteve

10:56 | 31 Gusht 2024
osmani-takon-homologun-cek,-flasin-per-forcimin-e-partneritetit-midis-dy-shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me presidentin çek, Petr Pavel, për të cilin Osmani u shpreh se ishte takimi i parë bilateral në nivel presidentësh.

Ajo përmes një postimi në Facebook tha se ky takim u fokusua në forcimin e partneritetit midis dy shteteve, përcjell Klankosova.tv.

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh”.

“Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

Komento: