Osmani bisedon me Kasanofin për dialogun Kosovë-Serbi

19:46 | 31 Gusht 2024
osmani-bisedon-me-kasanofin-per-dialogun-kosove-serbi

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në Pragë të Çekisë ndihmëssekretarin e ShBA-ve, Alexander Kasanof.

Sipas një postimi nga ana e të parës së vendit, ata diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi, e rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon.

“Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Osmani.

Komento: