Kryeqyteti mbrëmë është tronditur nga të shtëna me armë zjarri. Një përplasje e armatosur nga ndodhur mes familjes Sekiraqa dhe Gashi të njohur si Capat. Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe 5 tjerë janë plagosur
.
Nga të plagosurit, sipas burime të Insajderit në rrezik për jetë është edhe një person tjetër. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Robert Llumnica, 29-vjeçar.
Theksojmë se rruga në “Aktash” si dhe Emergjenca në QKUK janë bllokuar nga Policia e Kosovës.
Të plagosurit që po trajtohen në QKUK po ruhen ne forca të shtuara të policisë.
Ngjarja ka ardhur si pasojë e disa konflikteve që kanë pasur më herët dy familje problematike të Prishtinës. Familja Sekiraqa dhe familjes që njihet si “Capat”.
Insajderi raportoi mbrëmë se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur Premtim Gashi, që është pjesëtar i familjes ‘Capat’.
Një nga personat që po trajtohet në QKUK është Salih Sekiraqa.
Mbrëmë drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për Insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualisht në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para gjashtë muajsh.
Policia e Kosovës ende s’ka dhënë ndonjë version zyrtar për rastin.