Emergjenca e bllokuar pas plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë

15:52 | 02 Shtator 2024
emergjenca-e-bllokuar-pas-plagosjes-se-mbremshme-ne-prishtine

Qendra Emergjente është bllokuar mëngjesin e së hënës nga forcat e shumta policore pas plagosjes së mbrëmshme në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Siç raportohet, si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe katër tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

 

 

Komento: