Të shtënat me armë në Aktash, Policia: Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar

15:27 | 03 Shtator 2024

Pak më parë ka pasur të shtëna armësh në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.

Siç mësoi Sinjali, një punëtor i Extreme Pizza-s është sulmuar nga një person.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se informatën e parë e kanë marë nga ora 14:30.

Pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Siç thotë Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar.

Sinjali siguroi pamje ekskluzive kur i dyshuari nxjerr armën dhe i shkon te vetura punëtorit të Extreme-it, i cili në ato momente del nga automjeti dhe përballet me të dyshuarin.

Siç shihet në pamje, i dyshuari e repeton armën dhe ia vendos në kokë punëtorit – situatë kjo që për pak të përfundonte tragjikisht.

Komento: