Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia

23:47 | 03 Shtator 2024

Një grua nga fshati Rahovicë e Ferizajt është zhdukur.

Bëhet fjalë për Hamide Jakupi e për gjetjen e saj është aktivizuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Të gjithë qytetarët që kanë informacione për gruan që është zhdukur kërkohet ta kontaktojnë policinë, SHKKSH’në dhe në numrin 045112102.

Komento: