Gramos Agusholli: Ose vazhdoj me VV-në, ose…

09:47 | 05 Shtator 2024
gramos-agusholli:-ose-vazhdoj-me-vv-ne,-ose…


Njëri ndër deputetët që ka qenë kundër disa projektligjeve, të cilat i ka përkrahur partia ku bënë pjesë ai (Lëvizja “Vetëvendosje”), është deputeti i VV-së, Gramos Agusholli.

Agusholli në një prononcim për Front Online ka njoftuar se ende nuk ka vendosur për vazhdimin e angazhimit të tij politik.

Ai thotë se ose vazhdon të jetë me Vetëvendosjen ose largohet nga politika.

“Për momentin jam në VV, nuk kam vendosur akoma se a do ta vazhdoj aktivitetin tim politik, me gjasë po. Ose vazhdoj këtu ku jam ose e lë krejt”, u shpreh Agusholli./FrontOnline/

 

Komento: