Kurti pret në takim kryediplomaten finlandeze

15:20 | 05 Shtator 2024
kurti-pret-ne-takim-kryediplomaten-finlandeze

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryediplomaten nga Finlanda, Elina Valtonen.

Gjatë ditës së sotme, kryediplomatja finlandeze zhvilloi takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, raporton Klankosova.tv.

Ato diskutuan për çështje të rëndësishme rreth Kosovës, si për dialogun Kosovë-Serbi e për anëtarësimin në BE.

Po ashtu, Valtonen u prit me drekë dhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Komento: