‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë

23:30 | 07 September 2024
‘eskavatori’-le-pa-uje-disa-fshatra-ne-vushtrri,-demtuan-nje-gyp-gjate-punimeve-ne-autostrade

Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’ me anë të një njoftimi në ‘Facebook’.

Sipas këtij njoftimi, fshatrat Nadakoc dhe Gracë dhe një pjesë e qytetit kanë mbetur pa furnizim me ujë. Kompania rajonale e ujësjellësit s’ka bërë të ditur se kur do të kthehet furnizimi me ujë në këto zona.

“Për shkak të demtimit të gypit nga kompania Eskavatori e cila është duke kryer punimet ne autostraden per Vushtrri ne fshatin Nadakoc, i cili furnizon me ujë vendet duke filluar nga Emona deri ne fshatin Gracë dhe te gjitha fshatrat qe jane te lidhura ne ketë gyp mbesin pa uje deri ne sanimin e tij”, thuhet në njoftimin e ‘KRU Mitrovica’.

Komento: