Dëmtohet gypi, disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm

12:47 | 08 Shtator 2024
demtohet-gypi,-disa-fshatra-te-vushtrrise-jane-pa-uje-te-pijshem

Disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të gypit nga kompania që po kryen punimet në autostradën Prishtinë-Mitrovicë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njoftoi se dëmtimi i gypit në fshatin Nadakoc, ka lënë pa ujë banorët nga hyrja e Vushtrrisë e deri në fshatin Gracë.

Kompania nuk njofton për ndonjë datë të sanimit të këtij dëmi.

Komento: