Arrestohen tre prishtinas, kishin armë dhe thikë

09:00 | 09 Shtator 2024
arrestohen-tre-prishtinas,-kishin-arme-dhe-thike

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë copë fishekë dhe një thikë.

Sipas raportit, tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: