Drejtori i Arsimit në Klinë: Gjendja me furnizim të librave është e keqe, sikur vitin e kaluar

09:23 | 10 Shtator 2024
drejtori-i-arsimit-ne-kline:-gjendja-me-furnizim-te-librave-eshte-e-keqe,-sikur-vitin-e-kaluar


Qemajl Sejdiu, drejtori i arsimit nga komuna e Klinës,  ka raportuar sfida të ngjashme në sigurimin e librave.

Ai ka theksuar se ka pasur mungesa nga shtëpitë botuese dhe se gjendja këtë vit është e ngjashme me vitin e kaluar. Edhe pse janë ndihmuar prindërit për kyçjen në platformën MASHT-it, ka pasur probleme me mjetet, si minusa në kartela dhe probleme të tjera që kanë penguar përfitimin e subvencioneve.

“Ka pasur edhe prindër që nuk kanë ditur të kyçen në platformën  MASHT-it, mirëpo janë asistuar nga shkollat, ne iu kemi ndihmuar , ka pasur edhe nga ata që nuk u kane dalur mjetet , ka pasur prej problemeve më të ndryshme , disa kanë pasur minusa në star kartela  iu kanë marrë shumën e subvencioneve nuk kanë  ditur e këso lloj rastesh , shumë probleme ka pasur “, u deklarua Sejdiu për Front Online.

Komento: