I mituri ekspozoi armë në rrjete sociale, policia ia konfiskon

09:59 | 10 Shtator 2024
i-mituri-ekspozoi-arme-ne-rrjete-sociale,-policia-ia-konfiskon

Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me ekspozimin e një arme në rrjetet sociale nga një i dyshuar i moshës se mitur, në fshatin Çifllak të Rahovecit është arritur të lokalizohet dhe konfiskohet një pistoletë e kalibrit 7.65 mm dhe një karikator.

Bëhet e ditur se i dyshuari nuk është intervistuar pasi që i njëjti gjendet jashtë shtetit.

Komento: