Aksident mes një kamioni dhe autobusi, zjarrfikësit intervenuan për nxjerrjen e pasagjerëve të lënduar

10:02 | 10 Shtator 2024
aksident-mes-nje-kamioni-dhe-autobusi,-zjarrfikesit-intervenuan-per-nxjerrjen-e-pasagjereve-te-lenduar

Nga një aksident mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Front Online.

Bytyqi ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës, ndërsa u desh intervenimi i zjarrfikësve për të nxjerrë pasagjerët meqë autobusi ra në krah.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, ka njoftuar Bytyqi.

Komento: