E rrahu burri, prishtinasja strehohet tek familjarët

10:25 | 10 Shtator 2024
e-rrahu-burri,-prishtinasja-strehohet-tek-familjaret

Një grua në Prishtinë ka lajmëruar policinë se bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj si dhe e kishte sulmuar fizikisht.

Lidhur me rastin, policia bën të ditur se i dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por i njëjti nuk është hasur pasi ishte larguar nga aty.

Viktima për momentin është strehuar tek familjarët e saj.

Komento: