Nesër hapet Qendra për trajtimin e qenve edacakë në Prishtinë

15:41 | 10 Shtator 2024
neser-hapet-qendra-per-trajtimin-e-qenve-edacake-ne-prishtine

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacak.

Në njoftimin e Komunës thuhet se kjo qendër do të kontribuojë në reduktimin e numrit të qenve në rrugë, përmirësimin e shëndetit të tyre dhe promovimin e mirëqenies së kafshëve

“Gjithashtu, qendra do të ofrojë mundësi për adoptim dhe do të krijojë një ambient të sigurt dhe mbështetës për qen të braktisur”, thuhet në njoftim.

Komento: