Elisa Spiropali nesër viziton Kosovën, pritet nga Konjufca

18:18 | 10 Shtator 2024
elisa-spiropali-neser-viziton-kosoven,-pritet-nga-konjufca

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ajo do të takohet me homologun e saj, Glauk Konjufca, duke filluar nga ora 11:30.

Pas takimit, në orën 12:15 Konjufca e Spiropali do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, në hollin e Kuvendit. /Front Online/

Komento: