Gjini: Nëse Kurti fiton sërish shumicën e votave do të ketë konkluzë që populli mendon si ai në raport me SHBA-të

22:09 | 12 September 2024
gjini:-nese-kurti-fiton-serish-shumicen-e-votave-do-te-kete-konkluze-qe-populli-mendon-si-ai-ne-raport-me-shba-te

Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me popullin e Kosovës, por jo me Qeverinë e Kosovës”.

Por, ai ka pyetur se çka nëse Albin Kurti fiton sërish 50% të votave.

Atëherë sipas Gjinit do të jetë konkluzë e brendshme që “populli i Kosovës mendon si Albin Kurti”.

Në këtë kontekst, ai thotë se “SHBA-ja do të vazhdojë mos ta fajësojë popullin e Kosovës”, por konkluza do të ekzistojë.

“SHBA-të kanë me pretendu që vazhdimisht që marrëdhëniet e i kanë të shkëlqyeshme me popullin e Kosovës, por jo me Qeverinë e Kosovës. Çka ndodh nëse edhe njëherë e voton Albin Kurtin me një shumicë të tillë 50% +1 votë. Çfarë ndodh, si pikë e parë konkludohet që populli i Kosovës mendon si Albin Kurti, jo si na. Ata prap kanë me thënë nuk kemi marrëdhënie të këqija me popullin e Kosovës. Konkluzimi i brendshëm ka me qenë që populli i Kosovës është kështu, jo vetëm Albin Kurti”, ka thënë ai në Pressing të T7.

 

Komento: