Policia jep detaje për 47-vjeçarin që u gjet i pajetë në Leposaviq, 200 metra larg shtëpisë

18:27 | 16 Shtator 2024
policia-jep-detaje-per-47-vjecarin-qe-u-gjet-i-pajete-ne-leposaviq,-200-metra-larg-shtepise

Një 47-vjeçar që ishte raportuar I zhdukur para pesë ditësh, është gjetur sot i vdekur në Leposaviq.  Ai është gjetur 200 metra larg shtëpisë së tij dhe 460 metra larg nga vendi ku e kishte lënë veturën.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net se zhdukjen e kishte raportuar në Polici djali i axhës së viktimës.

“Me date 12.09.2024 rreth ores 13:00 ne Stacionin Policor –Leposaviq, ka ardhur ankuesi M/S/K D.M. i cili raporton se djali i axhes se tij M/S/K B. M. (47 vjeq), nga data 10.09.2024 diku rreth ores 13:00 eshte zhdukur dhe deri me tani nuk ka asnje gjurme ne lidhje me këtë ështe njoftuar njesia e hetimeve stacionit, hetimet rajonale dhe njesia e zjarrefiksave te cilet kane dale ne kerkim te personit. Ne lidhje me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhezuar qe rasti te inicohet si person i zhdukur. Në ditët në vijim me datatë 13, 14 dhe 15.09.2024, kanë vazhduar kërkimet nga njësitë policore, zjarrfiksit dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nga Prishtina, por pa sukses. Sot me datë 16.09.2024, jemi organizuar së bashku me njësinë e zjarfikësve nga Leposaviqi dhe rreth orës 10:20, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është gjetur trupi i pajetë që dyshohet se ishte B. M.”, ka deklaruar Elshani.

Komento: