Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiqit dhe Serbisë është të ndërtojmë një Kosovë të suksesshme dhe të fortë

22:50 | 16 Shtator 2024
abdixhiku:-pergjigjja-jone-ndaj-vuciqit-dhe-serbise-eshte-te-ndertojme-nje-kosove-te-suksesshme-dhe-te-forte

‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë me aleat, do të thotë një Serbi e dobët përballë Kosovës. Do të thotë se kërcënimet e fjalët e tyre bëhen krejt të parëndësishme’’, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Gjatë tubimit të LDK-së në Lipjan, Abdixhiku tha se kështu i kemi mundur gjithherë.

‘’Kështu i kemi mundur gjithherë, kur kanë qenë edhe më të fortë, e kur kemi qenë ne vet! Kështu do t’i mundim dhe sot edhe nesër edhe gjithherë’’, tha ai.

Abdixhiku gjatë fjalimit të tij tha se Kosova ka gjetur rrugën e vet.

‘’Liri, pavarësi, demokraci, nga dhjetori i vitit 1989 deri sot. Ajo rrugë i ka dhënë lirinë, i ka dhënë shtetësinë, do ti japë dhe integrimin euroatlantik. Çdo devijim nga kjo rrugë, është luftë kundër vet shtetësisë! Dhe këtë rrugë s’mund ta lejojmë dot!’’, shtoi Abdixhiku./Front Online/

Komento: