Deputetja e VV-së: Nuk kam vendosur nëse do ta votojë Kodin Civil

08:29 | 17 Shtator 2024
deputetja-e-vv-se:-nuk-kam-vendosur-nese-do-ta-votoje-kodin-civil


Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të formuar një shumicë parlamentare që të mbështesë këtë nismë.

Ky angazhim u shpreh në një fjalim të mbajtur në Berlin, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Partia Socialdemokrate gjermane.

Kur ky projektligj u soll në Kuvend kohë më parë nuk gjeti miratim nga disa deputetë të “Lëvizjës Vetëvendosje”.

Se a do ta votonin këtë ligj nëse vjen sërish në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit, për Front Online janë deklaruar deputetë nga pozita e opozita të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku kishte abstenuar në seancën për votimin e projektligjit për Kodin Civil, e njëjta ende nuk ka vendosur se si do të votojë në rast se vjenë sërish ky ligj.

Ajo ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse ky projektligj ka pësuar ndryshime.

“Nuk e di se a ka pësuar ndryshime ky projektligj, ende nuk kam vendosur për votën e këtij projektligjit”, u shpreh Tishukaj-Sadiku për FrontOnline.

Komento: