Deputeti Meta: Përgjigja për votimin e Kodit Civil mbetet e njejtë

08:33 | 17 Shtator 2024
deputeti-meta:-pergjigja-per-votimin-e-kodit-civil-mbetet-e-njejte


Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të formuar një shumicë parlamentare që të mbështesë këtë nismë.

Ky angazhim u shpreh në një fjalim të mbajtur në Berlin, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Partia Socialdemokrate gjermane.

Kur ky projektligj u soll në Kuvend kohë më parë nuk gjeti miratim nga disa deputetë të “Lëvizjës Vetëvendosje”.

Se a do ta votonin këtë ligj nëse vjen sërish në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit, për Front Online janë deklaruar deputetë nga pozita e opozita të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Në lidhje me votimin e Kodit Civil për Front Online është deklaruar edhe Burim Meta, i cili ka thënë se përgjigja mbetet e njejtë me herën e kaluar, pra ai kundërshton votimin e projektligjit të Kodit Civil.

“Përgjigja për votimin e Kodit Civil mbetet e njejtë”, deklaroi Meta.

Komento: