Shantazhoi një burrë dhe i mori shumë para, arrestohet gruaja në Prishtinë

09:05 | 17 Shtator 2024
shantazhoi-nje-burre-dhe-i-mori-shume-para,-arrestohet-gruaja-ne-prishtine

Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi që e njëjta kishte shantazhuar një burrë se do t’i publikonte disa fotografi të tij.

Sipas raportit policor, përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash.

“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

Komento: